“Mish për top”/ Mungesë mjetesh mbrojtëse, mjekët gjermanë protestojnë duke pozuar të zhveshur

28/04/2020 13:08

Si protestë ndaj mungesës së kostumeve, pajisjeve mbrojtëse dhe maskave, një grup mjekësh gjermanë kanë pozuar nudo.

Personeli mjekësor tha se ndihet i rrezikuar nga koronavirusi dhe se thirrjet për ndihmë kanë rënë në vesh të shurdhër. Ruben Bernau, mjek i përgjithshëm, tha për gazetën Arztezeitung se ai dhe ekipi i tij nuk ishin të përgatitur për t’u përballur me virusin.

“Nuditeti është simbol i cënueshmërisë sonë pa masa mbrojtëse,” tha ai.

Po kështu, Christian Rechtenwald rrëfeu se grupi u frymëzua nga veprimet e mjekut francez Alain Colombie, që u fotografua nudo në klinikën e tij pasi e përshkroi veten dhe kolegët si “mish për top” në luftën kundër pandemisë.

Nga ana tjetër, mjekët kanë raportuar vjedhje të dezinfektuesve dhe maskave nga spitalet, ku sipas policisë autorë janë anëtarë të bandave kriminale.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel