Kreu i Shoqatës Mjekësore të Japonisë ka paralajmëruar se do të jetë shumë e vështirë të mbahen Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm, vetëm në rast se deri atëherë do të ketë një vaksinë për Covid-19.

“Unë nuk po them se Japonia duhet apo nuk duhet të mbajë Lojërat Olimpike, por se do të ishte e vështirë të bëhej një gjë e tillë,” tha Yoshitake Yokokura.

Lojërat Olimpike tashmë janë shtyrë nga ky vit për në 2021, por ekspertët kanë hedhur dyshime nëse edhe data e re është e realizueshme për shkak të pandemisë, kjo sepse të shumtë janë zërat që virusi do të kthehet sërish.

Top Channel