Kim Jong Un ka ndërruar jetë? Flet Trump: Unë e di të vërtetën, por…

28/04/2020 19:36

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai ka informacion rreth udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe se shpreson se ai është mirë me shëndet.

Pohimi i zotit Trump vjen pas disa ditë spekulimesh lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të Phenianit, vendndodhen e tij dhe nëse ai ka kryer një operacion në zemër.

“Daily NK”, një faqe në internet me qendër në Seul, raportoi javën e kaluar se Kim Jong Un-i po merrte veten pasi i ishte nënshtruar një procedure kardiovaskulare më 12 prill, duke përmendur një burim të paidentifikuar në Korenë e Veriut. Por agjencia e lajmeve “Reuters” nuk arriti ta konfirmojë një lajm të tillë.

Një tren special, që sipas të gjitha gjasave i përket udhëheqësit të Phenianit, u pa javën e kaluar në qytetin turistik të Koresë së Veriut, Wonsan. Imazhet satelitore u ofruan nga “38 North”, një projekt monitorimi i Koresë së Veriut, me qendër në Uashington.

Nuk mund t’ua them saktësisht“, tha zoti Trump kur u pyet rreth gjendjes së Kim Jong Un-it gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë. “E kam një ide shumë të mirë, por nuk mund të flas tani për këtë. Thjesht i uroj gjithë të mirat”, tha Presidenti Trump duke sugjeruar se misteri do të zgjidhet së shpejti.

Shpresoj që ai është mirë. E di gjendjen e tij. Do të shohim, me siguri do të dëgjoni në një të ardhme të afërt“, tha zoti Trump./VOA/

FOTO GALERI
1/9

Top Channel