Infantino në telashe! Dyshime për ndërhyrje te drejtësia

28/04/2020 16:13

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino dyshohet se ka ndërhyrë te Prokurori i përgjithshëm në Zvicër për mbylljen e një hetimi.

Lajmi publikohet në median zvicerane sipas së cilës, Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në fillim të vitit 2016 kur Infantino sapo ishte zgjidhur president i FIFA, nisi një hetim në lidhje me dhënien e të drejtave televizive te një kompani offshore kur Infantino ishte në rolin e Drejtorit te çështjeve ligjore në UEFA.

Gjithnjë sipas medias zvicerane, e më konkretisht Tribune de Geneve, Infantino është shfaqur i shqetësuar për këtë hetim dhe iu drejtua mikut të tij të fëmijërisë Rinaldo Arnold që është në rolin e prokurorit të Lartë në rajonin Haut-Valais të Zvicrës ku ata janë rritur së bashku. ‘Tribune de Geneve’ publikoi një shkëmbim emaile-sh mes Infantinos dhe Arnold me këtë të fundit që e ndihmoi kreun e FIFA të takohej me Prokurorin e Përgjithshëm, Michael Lauber, takim që u zhvillua në 22 prill, ku ajo që u diskutua sipas të përditshmes zvicerane mbeti mister.

Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në Zvicër refuzoi të komentojë artikullin e kësaj të përditshmeje për agjencinë franceze e lajmeve AFP që kontaktoi edhe vetë FIFA, por që nuk mori përgjigje të menjëhershme. Qeveria e futbollit botëror me seli në Zvicër ka deklaruar gjithnjë se takimet mes Infantimet dhe Prokurorisë së Përgjithshme synojnë të tregojnë se FIFA është gati të bashkëpunojë me sistemin zviceran të drejtësisë. Në nëntor të 2017, pas një takimi të tretë formal mes Infantinos dhe Lauber, Prokuroria e Përgjithshme vendosi të mbyllë këto hetime në lidhje me kontratën e nënshkruar nga kreu aktual i FIFA. ‘Tribune de Geneve’ thekson së në periudhën korrik-shtator 2016 u bënë mbi 20 telefonata mes prokurorëve zvicerane dhe avokatëve të FIFA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA