Një javë pasi Gjermania hoqi disa masa kundër koronavirusit, autoritetet raportuan një rritje të lehtë të nivelit të riprodhimit të virusit.
Instituti Robert Koch tha se niveli i riprodhimit është rritur nga 0.9 sa ka qenë tani vonë, në 1.0. Çdo shifër nën 1 nënkupton se virusi është duke rënë, ndërsa gjithçka mbi 1 do të thotë se po rritet. Në fillim të marsit, niveli i riprodhimit ishte 3.0, ndërsa më 8 prill ka qenë 1.3, sipas REL .Instituti Robert Koch për sëmundje infektive njoftoi se ka regjistruar edhe 1,144 raste të reja me koronavirus, që e rrisin në 156,337 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Gjermani.
Sipas të njëjtit burim, numri i viktimave u rrit me 163, në 5,913. Kur bëri të ditur lehtësimin e masave të izolimit, kancelarja Angela Merkel, shtoi se edhe ndryshimi më i vogël në nivelin e riprodhimit të virusit mund ta ndikojë në përgjigjen e qeverisë. Gjermania ka një një bilanc më të vogël viktimash krahasuar me vendet tjera europiane: Italinë, Spanjën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – secila me mbi 20,000 të vdekur. Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive.
Top Channel