Fituesi francez i Nobelit: Covid-19 u krijua në laborator

28/04/2020 01:55

Pretendimet se koronavirusi i ri që gjunjëzoi botën nuk është krijim i natyrës, qarkullojnë prej kohësh. Por së fundi, është fituesi francez i çmimit Nobel në 2008-tën për punën e tij mbi HIV-AIDS, Luc Montagnier, që lëshon një akuzë të drejtpërdrejtë.

Montanier thotë se SARS-CoV-2 është krijuar nga biologët në laborator, një pretendim ky të cilin komuniteti i gjerë shkencor deri më tani, ka refuzuar ta mbështesë.

Laureati i Nobelit u shpreh në një intervistë për platformën informative CNews se “ virusi ka dalë nga një laborator i Wuhanit, I cili është specializuar për këto lloje koronavirusesh që në fillimin e viteve 2000. “ Kemi dalë në përfundimin se ky virus është i krijuar”, u shpreh ai.

Montanier pretendon se biologë molekularë kanë vendosur një sekuence ADN-je të HIV-it në një koronavirus, ndoshta “ si pjesë e punës së tyre për të gjetur një vaksinë kundër Sidës”. Ai shtoi se nuk është e qartë si ka arritur më pas virusi të dalë nga laboratori, ndërsa foli për një “aksident instrustrial”.

Montagnier theksoi se nuk është i pari që bën një lidhje të tillë. Ekzistojnë në fakt teori të shumta të cilat pretendojnë se COVID-19 e ka origjinën tek manipulimi gjenetik, por Kina i ka hedhur poshtë të gjithë supozimet se koronavirusi mund ta ketë origjinën në laboratorin e patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian përmendi Organizatën Botërore të Shëndetit të thotë se “ nuk ka prova që virusi i ka fillesat në laborator” dhe se “ nuk ekziston asnjë bazë shkencore” për pohime të tilla.

Top Channel