Këngëtari britanik Ed Sheeran është përgëzuar për gjestin dashamirës që ka bërë kundrejt stafit të klubit të tij në Notting Hill, Londër.
Ai ka vendosur ta mbajë të mbyllur klubin duke i thënë të gjithë pjesëtarëve të stafit që të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur veten dhe familjarët nga Koronavirusi.
29-vjeçari nuk i ka kërkuar shtetit të dëmshpërblejë punëtorët e tij me pagë lufte si shumë personazhe të tjerë të njohur që kanë biznese private por ka vendosur t’i paguajë ata nga xhepi.
Sheeran i ka siguruar stafit rrogën e plotë për sa kohë që do të jenë në izolim ku minimalja kap shifrën prej 2500 paund.
Nga ata tjetër është Victoria Beckham me një pasuri prej 355 milion paund së bashku me David u ka kërkuar stafit të saj që të dalin në punë ndërkohë që po mundohet t’i marrë shtetit pagën e luftës duke mos pranuar t’i paguajë vetë. Ndryshe nga Ed Sheeran, Victoria ka marrë kritika të ashpra nga publiku.
Top Channel