Dy vjet pas tragjedisë: Drejt përfundimit ura e re Morandi në Itali

28/04/2020 14:37

18 shtyllat mbajtëse të urës së re të Gjenovës u ndriçuan me ngjyrat e flamurit Italian, teksa inaugurimi i saj do të bëhet zyrtarisht në korrik.

Gati dy vjet pas shembjes së strukturës gjigante që i kushtoi jetën 43 personave, ura Morandi do të rikthehet në jetë, duke i dhënë kështu një shtysë të fuqishme morali Italisë së traumatizuar nga shpërthimi më I egër epidemik i Covid 19 në Europë.

Masivit prej çeliku e betoni, të krijuar nga arkitekti Renzo Piano, nuk i ka mbetur veçse instalimi i pjesës së fundit, një moment krenarie ky për kombin e gjunjëzuar nga infeksioni që ka marrë deri tani më shumë se 25,000 jetë njerëzish. Kostoja e urës së re është 120 milione euro.

Morandi shihet si një arterie e rëndësishme e qytetit të Gjenovës, e cila lidhte autostradat mes Italisë dhe Francës. Ura u shemb 14 gushtin e vitit 2018 gjatë një stuhie të fuqishme. Makinat që ndodheshin mbi të ranë nga një lartësi prej 45 metrash, së bashku me copëra të mëdha betoni, mbi magazinat e një parku industrial që ndodhej nën urë. Dy prej viktimave të tragjedisë ishin shqiptarë. Disa dëshmitarë okularë thanë se përpara shembjes, urën e kishte goditur një rrufe./Irida Vasia/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA