CoVid-19/ Dy muaj karantinë, pa simptoma, por sërish pozitiv pas 49 ditësh

28/04/2020 16:55

7 teste dhe sërish pozitiv me CoVId-19. Ai zyrtarisht quhet i sëmurë, edhe pse praktikisht nuk ka më asnjë simptomë të Covid-19.

Ky është rasti i kryebashkiakut të Cremona në Itali, Diego Vairani që ndodhet në izolim prej 49 ditësh, që nga 9 marsi kur rezultoi pozitiv nga tamponi i parë.

Një dramë më vete, që gjithashtu pasqyron natyrën e paparashikuar të një infeksioni pa motive të rregullta.

Vairani thotë se jeton në izolim në shtëpi me bashkëshorten dhe vajzën. E shoqja rezulton pozitive prej 8 tamponëve, kurse vajza rezulton negative.

Mbi të gjitha është shumë e vështirë psikologjikisht, shprehet ai.

“Çfarë ndodh në këtë rast? Asgjë, tamponi i radhës më 30 prill ose 4 maj. Rri në pritje. I sëmurë, por pa asnjë simtomë. Kur thoshim shpesh se njerëzit janë bërë më pak socialë, ndoshta gabonim rëndë. Sot të duhet të karantinohesh dhe befas kupton se raporti i vërtetë nuk është me njerëzit, por me natyrën dhe ato gjëra që kalojnë si pa u vënë re për shkak të përditmsërisë sonë”, thotë mes të tjerash Vairani.

Top Channel