Bari ka nisur të shpërthejë mes gurëve të kalldrëmeve në sheshet e Romës, teksa masat e koronavirusit mbajnë larg këmbësorët.
Lindja e re e jetës bimore vjen në një kohë kur vendi mban në fuqi masa të ashpra të qëndrimit në shtëpi prej koronavirusit, ndërsa po përshkruhet nga disa si shpërblimi natyror për luftën kundër pandemisë.
Italia ka qenë epiqendra evropiane e koronavirusit me rreth 200 000 të infektuar dhe rreth 27,000 vdekje.
Por bllokada e vendosur prej 9 marsit ka pasur një impakt domethënës në ekosistemet vendase, duke pastruar ajrin, kanalet ujore dhe duke pasuruar jetën e botës së egër në javët e shkuara.
Bari i ri shihet tashmë në sheshin Piazza del Campo, në Siena, ku mbahet dy herë në vit gara e kuajve Palio di Siena.
Sheshe të tjera si Piazza Navona në Romë duket kanë lindur “lëndina” të vogla mes izolimit të karantinës.
Top Channel