Arlind Qori sulmon kolegët “dembelë”: Përtojnë t’u japin leksione studentëve. Qeveria të sigurojë internet, viti shkollor nuk duhet humbur

28/04/2020 17:55

Pedagogu Arlind Qori teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja ka folur rreth sfidave që po hasin studentët në këtë kohë të vështirë që ka shkaktuar pandemia Covid-19 në vendin tonë.

Pedagogu vuri ka theksuar se shumë studentë e kanë të vështirë të ndjekin mësimin online që është ofruar si një zgjidhje deri në largimin e pandemisë, pasi sipas tij këto studentë vijnë nga shtresa të ndryshme sociale, ku nuk mungojnë edhe ata në nevojë që nuk sigurojnë dot internet dhe pajisje elektronike.

“Mësimi online mbase ka qenë domosdoshmëri.  Por problem më i madh është me faktin se diskriminohen shumë studentë. Qeveria duhej më parë ose së paku tani tu siguronte studentëve akses të mjaftueshëm internet dhe pajisje elektronike. Siç unë e vërej mësimi online po bëhet vetëm me një pjesë të studentëve. Vetëm me ata që kanë kushte ekonomike për të pasur kompjuter ose ofertë internet. Jemi përball diskriminim klasor që mund të thellohet nëse qeveria vendos që provimet të bëhen online ose të konsiderojë vitin akademik si të përmbyll kështu në forma virtual.” tha Arlind Qori.

Ndërkohë Qori ka vënë në dukje edhe faktin se vihet re një neglizhencë nga pedagogët të cilët mjaftohen me pjesëmarrjen 30-40% të studentëve dhe u japin atyre vetëm leksionet e shkruara.

Sipas Qorit kjo është e gabuar pasi bëhet diskriminim tek studentët që nuk kanë mundësi. Ai si zgjidhje ka thënë se mund të regjistrohen shpjegime me audio dhe video nga ana e pedagogëve në mënyrë që studenti të ketë mundësinë që të qartësohet për sa u përket studimeve që merr.

“Studentët që kanë mbetur prapa të kenë mundësinë e rikuperimit nuk mund të diskriminohet askush se nuk ka internet. Në rast se shkollat do të hapen pas disa javësh mendoj që duhet që në secilën lëndë pedagogët të bëjnë një përmbledhje të paktën të leksioneve. Nuk mund të pretendojnë se ‘unë dhashë mësim online me 30-40% të studentëve dhe detyra ime këtu mbaroi’. Duhet të ketë masa në rikuperimin e përshpejtuar të lëndëve dhe në vlerësimin e studentëve. nuk duhen të penalizohen” tha Qori.

“Ka mënyra për ta bërë më të lehtë procesin. Nga biseda më studentët kamë vënë re që një pjesë e pedagogëve japin vetëm materiale të shkruara. Por unë mendoj që pedagogu duhet ta regjistrojë bisedën audio dhe video në mënyrë që studenti të mos përballet vetëm me tekstin e shkruar por të ketë edhe një shpjegim virtual.  Nuk kam statistika por ama di të them se disa prej studentëve ankohen se pedagogët nuk bëjnë audio apo video duke e vështirësuar punën. Ka edhe një mbingarkim të studentëve. U bëj një thirrje: Nuk e trajtoni dot studentin si në kushte normale. Janë në kushte shumë të vështira. Një pjesë e madhe janë larguar nga Tirana dhe i kanë pajisjet këtu.” ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA