Rritet bilanci në Iran/ Shkon mbi 5.800 numri i të vdekurve nga COVID-19

27/04/2020 16:37

Me 96 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 5.806 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Në deklaratën e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 96 vdekje dhe 991 raste të reja me COVID-19.

Bashkë me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 5.806 ndërsa numri i rasteve në 91.472, tha Jahanpour i cili shtoi se 3.011 prej atyre që trajtohen në spitale janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur në 70.933.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA