Lufta në Ukrainë, situata në Gaza dhe emërimi i ambasadorit të ri britanik në Uashington, Trump bisedë telefonike me Starmer
Policia franceze tha sot se ka interceptuar 140,000 maska fytyre koronavirusi para se dërgesa të shitej për përfitime abuzime në tregn e zi.
Oficerët kishin arrestuar dy burra duke shkarkuar mallin nga një kamion në zonën urbane St. Denis, në Paris, raportonte e përditshmja vendase Le Parisian.
Shitësi ishte një burrë në të 60-at që tha se i kishte blerë maskat për $0.54 në Hollandë.
I dyshuari i dytë ishte një 46-vjeçar që po blente një pjesë të maskave, edhe ai për t’i shitur personalisht.
Muajin e kaluar Franca ka vendosur nën kontroll të gjithë kontigjentit të maskave mbrojtëse që ndodhen në vend.
Çmimi i tyre është trefishuar dhe megjithë masat e qeverisë, autoritetet kanë bërë kapje të sasive të mëdha, siç ishin ato në veri të Parisit muajin që shkoi, duke përfshirë 32,500 maska në një magazinë në Saint-Ouen, dhe 28,800 nga një dyqan në AubervilliersCountries, me qëllim shitjen me çmime të fryra.
Kërkesa për masaka ka çuar në skandale abuzimesh dhe në vende të tjera evropaine e SHBA, nga njerëz që kërkojnë të bëjnë kapital me pandeminë.
Top Channel