Itali/ Rinis prodhimi i makaronave, por humbjet janë të mëdha!

27/04/2020 16:21

Të famshëm për makaronat e tyre tradicionale, prodhuesit në Gragnano të Italisë po i rikthehen ngadalë aktivitetit të tyre, të ndërprerë prej koronavirusit.

Shumë klientë, përfshirë dhe jashtë kufijve, i anuluan porositë për shkak të pandemisë dhe ne e gjetëm veten dhe depot plot dhe pagesa të pashqyera, tha Antonino Moccia, që punon në biznesin familjar La Fabbrica della Pasta.

‘’Prodhimi ka filluar, por vetëm me 50% të kapacitetit. Puna po ecën mjaft ngadalë, prandaj nuk ka shumë njerëz këtu. Kemi lënë vetëm tre persona në turn’’.

‘’Dëmi në fakt, është mjaft i madh. Unë besoj se tani do të fillojnë të ndihen vërtet pasojat e kësaj situate, sepse për një muaj t`i mund të menaxhosh edhe stoqet që ke. Por periudhën më të vështirë them se e kemi përpara nesh’’.

Moccia pret që humbjet e këtij viti të shkojnë në 40%, dhe kjo në rastin më të mirë, kur nuk do të ketë sipas tij, “ zhvillime të tjera negative”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA