Të riatdhesuarit nga Italia nuk mund të vetëizoloheshin në shtëpitë e tyre për 14 ditë por do të qëndrojnë në një nga hotelet e zonës së Golemit.
Ata nuk lejohen të dalin jashtë dhomave ku qëndrojnë si dhe monitorohen nga forcat e armatosura apo punonjësit e policisë. Për këtë arsye ne do e realizojmë intervistën në një mënyrë tjetër, përmes telefonit. Fillimisht ta përshëndesim Gentin nga ballkoni.
“Nuk e di është shumë e vështirë. Ankth dhe tromaksje. Kalova 40 ditë karantinë në Itali e tani këtu. Java e parë më e vështirë se kishim frikë e nga stafi, por i falenderoj që na kanë shërbyer me buzëqeshje në këto kushte të jashtëzakonshme. Tani jemi mësuar më qetë. Por me ankthin e kalamajve të vegjël i kemi lënë në shtëpi”.
“Kushtet faktikisht janë të mira, e ushqimi mjaftueshëm për aq sa paguajmë. Kemi firmosur kontratën për të qëndruar 14 ditë në karantinë e të mos dalim nga dhoma… e ditëlindjen e kalova ja këtu si ditë normale. Veç hapa një ditë verë, e asgjë tjetër”.
Top Channel