Administrata Trump po e drejton gishtin nga Kina lidhur me përpjekjet për të vjedhur hulumtimet rreth koronavirusit, pasi zyrtarët po paralajmërojnë se kanë parë një valë në rritje të sulmeve kibernetike ndaj agjencive qeveritare amerikane dhe institucioneve mjekësore që udhëheqin reagimin pandemik nga disa shtete e grupe kriminale.

Spitalet, laboratorët hulumtues, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe kompanitë farmaceutike janë goditur të gjitha, thonë zyrtarët duke shtuar se dhe Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore – i cili mbikëqyr Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – është goditur nga një rritje e grevave të përditshme. “ Mund ta them me siguri se vetëm dy vende në botë mund ta godasin (Departamenti e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore) në këtë mënyrë siç është goditur ai,” tha për CNN një zyrtar i cili është në dijeni të sulmeve.

Fajtorët kryesorë për sulmet e ndaj HHS sipas tij janë Rusia dhe Kina, e kjo për shkak të shtrirjes dhe qëllimit të këtyre veprimeve. Pas një farë hezitimi për t’ia atribuar sulmet e gjera në të gjithë sektorin e mjekësisë ndonjë vendi specifik – qoftë për arsye politike apo mungesë sigurie – zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare kanë vendosur të veçojnë Kinën. Departamenti i Drejtësisë tani thotë se tani janë veçanërisht të shqetësuar nga sulmet e hakerave kinezë që shenjestrojnë spitalet dhe laboratorët amerikanë për të vjedhur rezultatin e hulumtimeve në lidhje me koronavirusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA