Çfarë po ndodh me ekosistemin? Shfaqen oktapod dhe kandil deti në ujërat e Venecias – Video

27/04/2020 20:59

Ekosistemi i shumëllojshëm i Venecias, është rishfaqur gjatë izolimit. Flora dhe fauna e lagunës nuk kanë ndryshuar. Ajo çka ka ndryshuar është se ne tani kemi shansin ti shohim”, thotë zoologu Andrea Mangoni.

Venecia është e zbrazur nga turistët që nga fillimi i marsit dhe ujërat e saj nuk janë më të mbushura nga mijëra barka, taksi, anije të vogla dhe gondola që zakonisht përshkojnë kanalet. Dhe kjo pavarësisht gjithçkaje tjetër, ishte një mundësi e artë për të rizbuluar ekosistemin shumë të larmishëm që popullon lagunën veneciane.

“Flora dhe fauna e lagunës nuk kanë ndryshuar gjatë izolimit. Ne thjeshtë tani kemi mundësinë ti shohim. Sedimenti mbetet në fund. Ne tani mund të shohim në 50 ose 60 centimetra thellësi, e ndonjëherë edhe një metër. Si rezultat, mund të shohim kafshët që zakonisht janë të fshehura në ujërat e turbullt”.

I vetmi ndryshim, sipas Mangonit, është se gjallesat e ujit më parë, mund të ishin të qeta në kanalet më të thella ose larg në lagunë, ndërsa tani ato mund të notojnë lirisht edhe në qendër të qytetit pasi trafiku i gondolave, skafeve apo barkave të vogla, nuk është më. Për ekspertët, fauna dhe flora në lagunën e Venecias është shumë e larmishme dhe interesante. Zakonisht në lagunë ujërat janë të turbullt dhe organizmat e ndryshëm nuk mund të shihen. Por, tani, qyteti është i lirë nga trafiku dhe ndotja që ai prodhon. Po ashtu është çliruar edhe nga zhurma, një tjetër lloj ndotjeje që shqetëson banorët por edhe shumë organizma të lagunës.

Ky oktapod ishte krijesa e fundit që u vu re në ujërat e Venecias…

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA