Pamje shokuese/ Të burgosurit grumbullohen ngjitur me njëri-tjetrin, trajtohen si kafshë

26/04/2020 20:53

Këta janë të dënuarit e një burgu në El Salvador, të cilët janë detyruar që të mblidhen së bashku në një prej burgjeve, teska autoritetet kanë injoruar këshillat për distancim social.

Të burgosurit e burgut të Izalco janë ngjeshur njëri pas tjetrit, pas urdhrit të presidentit të vendit Nayib Bukele për një shtetrrethim 24 orësh në burgje.

Shkak u bënë 22 vrasjet e ndodhura vetëm të enjten nga këto banda. Ky ishte numri më i madh i vrasjeve në një ditë që kur Bukele mori detyrën në qershor të vitit të kaluar. El Salvadori mban numrin më të madh të vrasjeve në Amerikën Latine.

Edhe ky vend ka marrë disa masa ndaj koronavirusit. Vendi me 6.4 milionë banorë ka vetëm 298 të infektuar dhe 8 viktima.

Cilat janë bandat e El Salvadorit?

Sipas Daily Mail, në vitet e fundit 100 mijë salvadorianë janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të kërcënimeve nga bandat e rrugës.

Në nisje të këtij muaji këto banda nisën të respektonin masat kundër pandemisë. Ato kërcënonin njerëzit të qëndronin brenda me armë dhe shkopinj bejsbolli.

Bandat më të njohura janë “Barrio 18” dhe “MS-13” me persona kryesisht të depërtuar nga SHBA. “MS-13” është një bandë që u krijua në SHBA në vitet ’70 – ’80. Kjo më pas u shpërnda në Kanada, Meksikë dhe Amerikën Qendrore. “MS-13” është e njohur për mizoritë dhe rivalitetin me “Barrio 18”.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA