Një nga arsyet që britanikët kanë thyer karantinë këto kohë, kanë qenë kushtet e përshtatshme klimaterike. Por së fundmi, temperaturat në Britani, janë ulur ndjeshëm dhe janë shoqëruar me reshje shiu, gjë e cila shikohet si një shenjë e mirë, që më në fund britanikët mund t’i shohim të izoluar në shtëpi.
Nga 23 gradë celsius, që ka qenë temperaturat gjatë gjithë javës, orët e fundit temperaturat kanë shkuar në 12 gradë celsius, dhe rreth këtyre numrave pritet që të vajojnë të gjithë javën e ardhshme.
Me anë të një konference për shtyp ministri Grant Shapps tha të premten: Vendi ka bërë jashtëzakonisht mirë në respektimin e distancimit social. Fundjava do të shoqërohet me temperatura të larta, ndaj ekziston mundësia që qytetarët të dalin dhe të popullojnë plazhet, rrugët dhe parqet. Lufta ende nuk ka mbaruar, shpresojmë që kurba të bie. Qytetarët me të drejtë pyesin, kur do t’i zbusim masat. Përgjigja ime është se gjithçka është në duart tuaja”.
“Sa më shumë t’i përmbahemi asaj dhe jemi të rreptë për distancimin shoqëror që kërkohet, aq më shpejt do të jetë në gjendje të merret ky vendim”.
Ndërkaq, kujtojmë që deri më tani si pasojë e koronavirusit në Britani, kanë humbur jetën 20,732 persona, ndërsa 152,840 janë shpallur të infektuar shkruajnë mediat e huaja.
Sot ishte dita me më pak vdekje për muajin prill me 431 humbje jete.
Top Channel