130 viktima dhe 2.506 të infektuar numërohen në Greqi, si pasojë e virusit vdekjeprurës Covid 19.
Situata është tepër e vështirë, masat e marra në parandalimin e përhapjes së koronavirus ende nuk janë përfundimtare.
Deri ditën e djeshme ishte në fuqi urdhri se gjykatat do të hapen në datën 27 prill, por pas reagimit të avokatëve ky urdhër është shtyrë për datën 15 maj.
Vijon shpërndarja e ndihmave financiare. Deri më tani 800 euro/person janë dhënë për 1.4 milionë banor të Greqisë, 400 euro/person janë shpërndarë për 60.000 qytetarë. Deri në 15 maj do të fillojë shpërndarja e ndihmës ekonomike për bizneset në vend.
Qeveria njofton se ndihma ekonomike do të vazhdojë të shpërndahet edhe në muajt maj dhe qershor.
Top Channel