Disa bosë të mafias janë liruar nga burgjet në Itali për shkak të rrezikut nga infektimi me Covid 19, pasi gjykatësit italianë liruan të paktën tre bosë të mafies të moshuar, duke i vënë ata në arrest shtëpie.

Një gjykatës në Milano ka urdhëruar lirimin e një prej bosëve më me ndikim të Cosa Nostra, Francesko Bonura, 78 vjec, që po kryente dënimin me 23 vite burg. Kushtet e lirimit të Bonuras, në arrest shtëpie, e lejojnë atë të lëvizë për takime të lidhura me shëndetin. Vincenzo Iannazzo, anëtar i Ndrangheta; dhe Pasquale Zagaria, një anëtar i fisit Casalesi, janë transferuar në arrest shtëpiak gjithashtu.

Për shumëkënd, kjo është një situatë shumë alarmante. Në Itali, ka pothuajse 12 mijë anëtarë të organizatave kriminale në burg.

Pjesëtarë të policisë së burgjeve kanë filluar të raportojnë për të burgosur që përqafojnë njëri tjetrit me qëllim që të rrisin mundësinë e marrjes së virusit dhe kështu të dalin nga burgu.

Aktualisht janë 74 bosë të mafias mbi moshën 70 vjeç, me kushte serioze shëndetësore, për të cilët, autoritetet mund të pezullojnë dënimin. Mes tyre edhe bosi i bosëve Nitto Santapaola, 81 vjeç.

FOTO GALERI
1/3
Francesko Bonura

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA