Foto/ Kontesha e Wessex punoi fshehtas si vullnetare duke gatuar për mjekët gjatë pandemisë

26/04/2020 04:34

Kontesha e Wessex ka punuar fshehtas si vullnetare duke bërë dreka për stafin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë(NHS) në Britaninë e Madhe gjatë pandemisë koronavirus.

Sophie, gruaja e Princit Edward, ka qenë vullnetarisht një herë në javë së bashku me kuzhinierë profesionistë duke gatuar dreka për stafin mjekësor të mbështetur nga milioneri britanik Ian Wace, shkruan Daily Mail.

Ekipi ka prodhuar rreth 59,000 vakte me ushqim falas në një javë, duke punuar 24-orë në ditë për stafin e spitaleve të Londrës përfshirë Barts, King’s, Epsom dhe St Helier.

Sipas organizatorëve, kontesha 55-vjeçare, nëna e Lady Louise dhe James, Viscount Severn, ka ardhur një ditë në javë, në heshtje dhe pa fanatizëm, duke përgatitur, gatuar dhe pastruar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta