Një 2-vjeçare arrestohet nga autoritetet federale të emigracionit, ‘shpërthejnë’ reagimet në SHBA
Kina ka mbyllur palestrat dhe pishinat në Pekin, në mes të frikës se vendi mund të preket nga një valë e dytë e koronavirusit.
Kjo gjë vjen vetëm disa ditë pasi regjimi komunist karantinoi një qytet me 10 milionë qytetarë në rajonin veriperëndimor, afër Rusisë dhe pasi këtë të Shtunë, provinca veriperëndimore e Kinës, Shaanxi raportoi shtatë raste të reja të importuara me koronavirus, të gjitha nga qytetarët që ktheheshin në shtëpi nga Rusia.
Një shpërthim i dytë do të ishte një pengesë e madhe për Presidentin Xi Jinping i cili po përpiqet të rimëkëmb ekonominë e vendit.
Pekini pretendon se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Kinë, ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të dhjetorit, tani është 82.816. Numri i vdekjeve mbetet i njëjtë, 4,632 persona, kjo dot të thotë se nuk është raportuar asnjë viktimë që prej 24 Prillit.
Top Channel