Qeveria në Britani ka urdhëruar prodhimin e rreth 50 milionë testeve të reja të imunitetit si pjesë e asaj që ekspertët shpresojnë se do të jetë një zhvillim që do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në luftën kundër Covid 19.

Një ekip shkencëtarësh britanikë thonë se deri në qershor, njerëzit do të mund të përdorin teste të besueshme që do ti tregojnë nëse kanë zhvilluar apo jo imunitet ndaj virusit dhe pas kësaj ata do të lejohen të kthehen në punë dhe të socializohen si më parë. Lajmi vjen ndërsa Boris Johnson përgatitet të kthehet në punë në downin street, të hënën, pasi i ka thënë ndihmësve se ai me zor po pret të rikthehet në luftën kundër virusit që thuajse e vrau atë. Pandemia ka shënuar një tjetër rekord të zi në Britaninë e Madhe, me numrin e viktimave që kaloi 20 mijë të shtunën, me një rritje prej 813 viktimash vetëm në 24 orë.

Sër Patrik Vallance, këshilltari shkencor i qeverisë, muajin e kaluar tha se mbajtja e numrit të viktimave nën 20 mijë, do të ishte një rezultat i mirë. Testet e reja të imunitetit pritet të kushtojnë 10 paundë dhe janë projektuar nga shkencëtarët në oksford. Përdoruesit e testit do ta kenë të thjeshtë ta përdorin atë. Mjafton një pikë gjak dhe ngjashëm si testi i shtatzanisë, nëse shfaqen dy vija pas 20 minutash njerëzit do ta dijnë se kanë antitrupat. Një vijë do të thotë se ata janë vulnerabël ndaj koronavirusit. Sipas planeve që po hartohen, përdoruesi do ti bëjë një foto rezultatit pozitiv dhe do ta dërgojë atë në një njësi qendrore, që do të përfshijë të dhënat në një databazë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA