Bie mbështetja, koronavirus ‘dëmton’ Donald Trump

25/04/2020 00:35

Ndërkohë që rritet numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, mbështetja për Presidentin Donald Trump është në rënie.

Nga fundi i marsit, kur numri i viktimave ishte relativisht i vogël, opinioni publik për Presidentin Trump ishte thuajse i ndarë në mes, me 50.2% që e kundërshtonin udhëheqjen e tij dhe 46.3% që shprehnin përkrahje.

Por që nga ajo kohë, është thelluar hendeku me rritjen e atyre që e kundërshtojnë qëndrimin e presidentit ndaj krizës së koronavirusit. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara numërohen mbi 47 mijë të vdekur nga COVID-19. Sipas anketave të fundit, 52.5% e amerikanëve kanë opinion negativ për udhëheqjen që ka treguar presidenti, ndërsa 43.5% e mbështesin.

Gjatë nëntë ditëve të fundit, 24 nga 25 anketa tregojnë se shumica e amerikanëve kanë opinion negativ për punën që po bën Presidenti Trump. Vetëm një anketë rezultoi me 50% pro dhe 50% kundër punës së presidentit.

Ndërkohë që zgjedhjet e nëntorit janë ende larg, anketat tregojnë se presidenti renditet pas rivalit të tij demokrat, Joe Biden në garën për president.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA