Një studim i ri ka zbuluar një prani të madhe të pagjumësisë, ankthit, depresionit dhe reagimit traumatik tek mjekët në Kinë gjatë periudhës së shpërthimit të pandemisë, Covid-19.

Studimi i bërë në Kinë ka demonstruar përhapjen e pagjumësisë, stresit dhe rasteve të tjera të lidhura me shëndetin mendor tek bluzat e bardha gjatë shpërthimit të koronavirusit, shkruan Medical News.

Hulumtimi i ri, i publikuar në revistën “Frontiers in psychiatry”, nxjerr në pah efektet e pandemisë jo vetëm në shëndetin fizik të njerëzve por edhe në shëndetin e tyre mendor.

Përhapja e shpejtë e Covid-19 ka sjellë një presion të madh në sistemin shëndetësore në të gjithë botën. Efektet tek mjekët, të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër kësaj sëmundjeje, kanë qenë gjithashtu të rënda. Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë grupi më i rrezikuar i njerëzve. Sidoqoftë, efektet negative psikologjike të kësaj situate kanë qenë të dukshme tek ata.

Dr. Bin Zhang, autor i këtij artikulli, dhe kolegët e tij përshkruajnë kushtet jashtëzakonisht të vështira, të cilat punëtorët e kujdesit shëndetësor i kishin përjetuar gjatë krizës së koronavirusit në Kinë.

“Personeli mjekësor duhet të ishte i pajisur vazhdimisht me pajisje mbrojtëse të dyfishta, maska dhe doreza me dy shtresa, kapele izolimi mbulesa për këmbë dhe syze mbrojtëse.”

“Për të mos u infektuar gjatë heqjes së pajisjeve mbrojtëse, anëtarët e stafit mjekësor nuk guxonin të hanin, të pinin ose ta përdornin banjën gjatë orarit të punës. Shumë prej tyre janë ende të pahidratuar për shkak të djersitjes së tepërt, disa të tjerë kanë zhvilluar cista dhe skuqje të lëkurës. Personeli që ka punuar në zonën e karantinës, mbanin gjithmonë kontakte të ngushta me njerëzit e infektuar, kjo është arsyeja që ata duhet të ishin vazhdimisht të mbrojtur dhe të izoluar”.

Për të analizuar të gjitha pasojat e shëndetit mendor tek mjekët, hulumtuesit analizuan stafin mjekësor nga e gjithë Kina, në një lidhje që quhej “WeChat”. Këta pjesëmarrës mbushën një pyetësor për të vlerësuar nivelin e tyre të pagjumësisë, depresionit dhe ankthit.

Studiuesit zbuluan se në mesin e 1.563 mjekëve, 565 prej tyre përkatësisht 36.1% e tyre ishin përballur me pagjumësi, ndërsa punonin për të mposhtur virusin vdekjeprurës. Pagjumësia tek këta mjekë, përcillej edhe me depresion, ankth dhe trauma. Kjo shkallë e pagjumësisë ishte e ngjashme me atë gjatë shpërthimit të SARS-it të vitit 2002.

Autorët e këtij studimi shpresojnë se hulumtimi i tyre do të ndihmojë për të mbështetur personelin mjekësor dhe shëndetin e tyre mendor.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA