Stafi i mjekëve ja nis kërcimit, publiku irritohet ashpër me videon

24/04/2020 16:32

Një staf mjkesor në Britani ka vendosur të bëjë një kërcim duke e xhiruar dhe postuar në rrjet në kuadër të solidarizimit me luftën kundër Covid-19.

Stafi mjeksor i sëmundjeve kancerogjene menjëherë pas kësaj video-je kanë marrë kritika të ashpra madje edhe janë kërcënuar nga familjarët e pacientëve që po kurohen në spitalin Leeds.

“Familjarët tanë po vdesin nga kanceri ndërsa këta mjekë ja nisin kërcimit” -ishte një ndër komentet më të shpeshta mbi videon.

Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh pasi kudo në botë mjekët dhe inferermirët janë përfshirë në sfidat e TikTok si shenjë solidarizimi kundër pandemisë dhe si një ndër të vetmet mënyra që ata mund të argëtohen.

Top Channel