Qeveria drejt “ok” për futbollin, Bundesliga nis në 9 maj

24/04/2020 11:14

Bundesliga gjermane është gati të rinisë të rrokullisë sferën e futbollit pavarësisht emergjencës që kërcënon globin.

Edhe pse mungon dakordësia finale nga ana e qeverisë, futbolli elitar do të përshpejtojë të luajë pjesën e mbetur, dhe kjo u konfirmua në takimin virtual me drejtuesit e 16 klubeve profesioniste.

“Nuk është vendosur dita e saktë por ne do të jemi gati për 9 majin. vendimi final i takon politikës. Ne shpresojmë të mbyllim kampionatin në fund të qershorit” tha shefi i federatës Kristian Zaifert. Kështu futbolli gjerman do të bëhet i pari që rinis [pasi më parë shumë ekipe kanë rinisur stërvitjen.

Ndeshjet e mbetura do përfshijnë jo më shumë se 300 persona në impiante, nuk do ketë ceremoni hyrjeje, as foto grupi dhe shkëmbime dhuratash e as fëmijë që shoqërojnë lojtarët Plani i stiluar do të shërbejë edhe për disiplinat e tjera sportive dhe sipas gjasave, qeveria do të japë OK këtë javë, pasi e konsideron formalitete në vendin ku spitalet arrijnë të përballojnë emergjencën nga pandemia, dhe numri i viktimave është inferior me vendet e tjera.

Top Channel