Përhapja e Covid-19 në Britani, 5 mijë persona aplikojnë brenda 2 minutash për t’u testuar në shtëpi

24/04/2020 16:30

BRITANI E MADHE- 5000 kite testesh për Covid-19 u porositën vetëm në 2 minuta pasi një website i dedikuar  për këtë çështja hapi aplikimet të premten.

Lajmi është bërë i ditur nga qeveria britanike, ku njofton se faqja e internetit,  iu mundëson punonjësve të aktiviteteve thelbësore të kërkojnë një test për virusin, i mbylli aplikimet për dy orë.

Qeveria bën me dije se kapacitetet testuese me anën e këtij aplikimi online do të rriten me 18 mijë duke filluar nga java e ardhshme. Britania e Madhe ka si objektiv që brenda muajit prill të mund të testojë 100 mijë persona në ditë.

Ndërkohë deri më tani në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 18,738 persona që ishin prekur nga Covid-19.

Top Channel