
24/02 23:02
BRITANI E MADHE- 5000 kite testesh për Covid-19 u porositën vetëm në 2 minuta pasi një website i dedikuar për këtë çështja hapi aplikimet të premten.
Lajmi është bërë i ditur nga qeveria britanike, ku njofton se faqja e internetit, iu mundëson punonjësve të aktiviteteve thelbësore të kërkojnë një test për virusin, i mbylli aplikimet për dy orë.
Qeveria bën me dije se kapacitetet testuese me anën e këtij aplikimi online do të rriten me 18 mijë duke filluar nga java e ardhshme. Britania e Madhe ka si objektiv që brenda muajit prill të mund të testojë 100 mijë persona në ditë.
Ndërkohë deri më tani në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 18,738 persona që ishin prekur nga Covid-19.
Top Channel