BRITANI E MADHE- 768 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe për shkak të Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritete shëndetësore ku thuhet se vetëm në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar janë shënuar 684 viktima. Kështu numri total i viktimave ka shkuar në 19,506 në të gjithë ishullin.
Shkalla e përhapjes së sëmundjes vazhdon të ngadalësohet. Më parë, NHS Anglia konfirmoi 587 viktima që ishin shkaktuar nga Covid-19. Ata që vdiqën ishin të moshës midis 40 dhe 107 vjeç, dhe shumica kishin problem të tjera shëndetësore.
Ministri i Parë i Skocisë, Nicola Sturgeon tha se 64 pacientë të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Uellsi njoftoi rritjen e tij më të madhe ditore deri më tani, për sa u përket viktimave, me 110 vdekje vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Angli – 17,373
Skoci – 1,184
Uells – 751
Top Channel