Ditën e sotme i ftuar në Top Talk ka qenë ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ku është folur për vështirësitë që po kalon ky sektor në këtë kohë pandemie.
Ministri Çuçi u shpreh se kemi prodhuar dhe kemi shitur më shumë se një vit më parë, ndërkohë që gazetari Dyrnjaja i vuri në dijeni se fermerët po hedhin prodhimet pasi nuk po i shesin dot as më çmime të ulëta.
Denis Dyrnjaja: Prodhuesit ankohen se u ka mbetur prodhimi.
Bledi Çuçi: Duhet të jemi të kujdesshëm kur bëjmë vëzhgime sepse me CoVid pa CoVid gjithmonë ka probleme të kësaj natyre ku mund të ketë pjesë të prodhimit që nuk shiten me çmimin e dëshiruar.
Ky është një fenomen i përbotshëm i përhershëm. Ajo që dua të them është që jo vetëm që kemi prodhuar më shumë se një vit më para por edhe kemi shitur më shumë.
Denis Dyrnjaja: Zoti Çuçi që mos ta kthejmë si seminar bisedën fakti që kanë prodhuar fermerët nuk është një meritë e ministrisë. Problemi është që atyre u ka mbetur prodhimi dhe ky është një shqetësim, një fermer ankohesh se i kishin mbetur kastravecët pa shitur, kishte ulur edhe çmimin dhe tha do ti hedh.
Blendi Çuçi: Ju u intereson një filmim i bërë diku dhe ai mbetet referencë që e përgjithëson situatën. Por ai është fenomen që ndodh kudo në vit.
Top Channel