Idea e të dalurit nga shtëpia shoqërohet gjithnjë me ankth, tëpaktën për pjesën më të madhe të shoqërisë.
Në AgroWeb.org do të mësoni hapat bazë të përkujdesjes për veten gjatë daljes për pazar dhe kthimit në shtëpi.
Çfarë Të Bësh Përpara Daljes Nga Shtëpia
Pikë së pari, duhet të pyesësh veten a ke arsye të fortë për të dalë nga shtëpia.
Fundja sa më pak të ekspozohesh ndaj të tjerëve, aq më mirë është. Nëse mund të porosisësh diçka online, mos hezito.
Në të kundërt, bëj një planifikim të mirë.
Bëj listën e ushqimeve, zgjidh orarin më të volitshëmm, merr një disinfektues me vete, stilolaps nëse duhet të shkosh në bankë, letra disinfektuese dhe të mbash maskë.
Sa i përket dorezave, ato në të vërtetë nuk ndryshojnë gjë. Virusi futet në trup nëpërmjet syve, hundës apo gojës.
Dorezat mund të ndoten njësoj si duart.
Si Të Mbrohesh Në Supermarket
Merr frymë dhe përpiqu të mos stresohesh.
Pavarësisht informacioneve për jetëgjatësinë e virusit në sipërfaqe të ndryshme, deri më tani rreziku i të infektuarit me COVID-19 nëpërmjet ushqimit apo paketimit të tij është pothuajse zero.
Problemi në supermarkete, furrat e bukës apo bankat qëndron tek ndërveprimi me njerëz të tjerë apo spërklat e tështimës, kollës dhe të folurës së dikujt tjetër.
Në supermarket merrni një letër disinfektuese dhe pastroni doreëzën e karrocës apo koshit.
Zgjidhni gjithmonë raftet e koridoret me më pak njerëz.
Nëse ju duhet të prekni frigoriferë apo bankomat, përpiquni t’i mbuloni duart me mëngët e rrobave dhe mos e prekni fytyrën.
Çfarë Të Bëni Kur Të Shkoni Në Shtëpi.
Sapo të dilni nga dyqani, disinfektoni duart. Kur të ktheheni në shtëpi, lajini ato mirë me ujë dhe sapun për mbi 20 sekonda.
Ndonëse nuk është e nevojshme, ata që duan të tregojnë kujdes të shtuar, mund të fshijnë paketimet e ushqimeve të blera me letër disinfektuese. Frutat dhe perimet mund t’i lani me ujë të rrjedhshëm por jo me substanca industriale pastrimi apo disinfektimi sepse do të sëmurëni prej kimikateve e jo prej COVID-19.
Pasi të keni sistemuar ushqimet, pastroni dhe disinfektoni sipërfaqen e banakut me disinfektant ose zbardhues.
Kjo duhet bërë disa herë në ditë në fakt.
Duart duhen larë pasi të keni hequr hequr qeset, pasi të keni sistemuar ushqimin nga paketimi, para se ta gatuani dhe para se të hani./AgroWeb
Top Channel