Shqetësime për shitjen e ‘Newcastle’ te Arabia Saudite/ Shefi i Premier League: Premtojmë rishikimin e transaksonit

23/04/2020 10:37

Shefi i Premier League, Richard Masters, ka premtuar se blerja e propozuar nga Arabia Saudite e Newcastle do të shqyrtohet me rigorozitet.

Grupi Amnesty International i shkroi një letër Masters, të martën, duke i kërkuar që të merrnin në konsideratë performancën e Arabisë Saudite për sa i takon të drejtave të njeriut para se të nënshkruanin një kontratë 300 milionë paundëshe me të.

Dhe në përgjigje, zyrtarët thanë: Ju e kuptoni se këto çështje, shpesh janë subjekt i spekulimeve të mediave, por në thelb shqyrtohen ashtu siç e kërkon ligji në Britaninë e Madhe dhe rregullat e veta të Premier League-ës, që nuk mund të jenë publike dhe për çka ne nuk mund të bëjmë komente.

Sidoqoftë, unë mund t’ju siguroj se këto procese shqyrtohen me vëmendje të madhe duke marrë në konsideratë cdo perspektivë të vetme blerjeje të një klubi të Premier League-ës”.

Masters ka marrë një letër edhe nga partneri kryesor i transmetimeve të premier league-s, beIN Sport, që ka paralajmëruar për rrezikun e finalizimit të marrëveshjes për shkak të përfshirjes së aluduar të Arabisë Saudite në piraterinë e ndeshjeve televizive.

Sidoqoftë, Sportsmail, ka mësuar se Sky Sports nuk ka në plan të protestojë, ashtu si beIN Sport për shitjen e mundshme ndërsa qeveria nuk ka pranuar të ndërhyjë.

Oferta për blerjen e Newcastle ka ardhur nga fondi i investimeve publike të Arabisë Saudite që kontrollohet nga princi i kurorës Mohammed bin Salman.

Ai është akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Kashoggi, e fejuara e të cilit, Hatice Cengiz, të mërkurën, i kërkoi Premier League-ës të bllokojë transaksionin.

“Premier League nuk duhet të lejojë dikë, si Bin Salman, që ende nuk është përballur me përgjegjësinë për vrasjen e të fejuarit tim të ndjerë, që të përfshihet në sportet në britaninë e madhe. Një veprim ndryshe do të dëmtonte rëndë reputacionin e Premier League-ës dhe Britanisë së Madhe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA