
28/02 08:49
Bundesliga e Gjermanisë mund të jetë liga e parë e futbollit që do të rinis pas një shkëputje të gjatë, si pasojë e masave të marra në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Një mbledhje do të mbahet ditën e sotme për të diskutuar dy divizionet kryesore të Gjermanisë që do të rikthehen në 9 ose 16 maj.
Miratimi përfundimtar do të bëhet nga Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e shtetit më 30 Prill.
Premier League në Bjellorusi është e vetmja në Evropë e cila nuk është ndalur për shkak të pandemisë.
Ndërkohë, organi drejtues i futbollit evropian UEFA pritet të njoftojë sot se si skuadrat mund të kualifikohen në garat evropiane të sezonit të ardhshëm, nëse ligat vendase anulohen.
Top Channel