Në karantinë me ish-gruan! Përse aktori nuk gjendet përkrah bashkëshortes së tij

23/04/2020 09:22

Nëse jeni të martuar, karantinimi ju ka gjetur përkrah bashkëshortes suaj, por ky nuk është rasti i Bruce Willis. Aktori i “Die Hard” gjendet i izoluar në të njëjtën shtëpi me ish-gruan e tij, Demi Moore.

Vetëm pak më parë, Willis publikoi një fotografi përkrah Moore-it, vajzës së tyre dhe të dashurit të motrës, foto që tërhoqi vëmendje të menjëhershme. Në të mungonin gruaja aktuale e aktorit, Emma Heming Willis dhe dy vajzat e tyre. Në një intervistë, vajza e Willis-it dhe Moore-it, Scout Willis zbuloi arsyen se përse prindërit e saj, tanimë të ndarë, po jetojnë bashkë në këto kushte të pazakonta.

“Njerka dhe motrat e mia të vogla do të qëndronin me ne, por Evelyn (njëra prej vajzave) u shpua pa dashje me një gjilpërë në këmbë dhe iu desh të shkonte te mjeku,” tha Scout.

Më pas situata u përkeqësua dhe Emma me vajzat ngecën në Los Angeles, teksa Bruce u nis për në Idaho, për t’u izoluar me ish-gruan.

Demi Moore dhe Bruce Ëillis u martuan në 1987-n dhe u ndanë në vitin 2000.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA