Teksa princi i vogël Louis feston sot 2-vjetorin e tij, vetëm disa orë më parë qarkulluan kudo në mediat britanike pesë fotografi të vogëlushit, shkrepur nga e ëma, Kate Middleton në fillim të muajit.
“Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shumë të lumtur që ndajnë pesë fotografi të reja përpara ditëlindjes së dytë të Princit Louis”, tha Kensington Palace në një deklaratë.
Në shkrepjet e realizuara, duart e Louis-it shfaqen të lyera me bojëra të shumta, çka nuk është e rastësishme.
Si shumë fëmijë të tjerë në Britani apo edhe SHBA, Louis përcolli kështu mbështetje për punëtorët e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në këto kushte të pazakonta pandemie.
Familja mbretërore me pesë anëtarë (përkatësisht Kate Middleton, princi William, princesha Charlotte dhe princi George) aktualisht gjendet e izoluar në Anmer Hall, në Norfolk.
Top Channel