Ditën e sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ka qenë i ftuar Kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri.

Ai ka pasur një kërkesë mjaft të veçantë duke u shprehur se nuk duan pagë lufte, por kërkon që t’u blihen libra.

Denis Dyrnjaja: Si ka ndikuar kriza tek ju?

Petrit Ymeri: Ne bëmë një anketë operativ si shoqatë e botuesve duke u bërë disa pyetje kolegëve tanë dhe rezultatet që na erdhën është që të gjithë kanë bërë një ulje nga 20-30-40% të planifikimeve për 2020 në krahasim me planifikimet që kishin bërë më parë.

Ne kemi kërkuar edhe mbështetje institucionale.

Denis Dyrnjaja: Çfarë kërkesash keni paraqitur ju si shoqatë e botuesve?

Petrit Ymeri: Ne kemi bërë disa kërkesa që po i quaj modeste, nuk kemi kërkuar rrogë që edhe mund të kërkohen disa rroga minimale, por duke kuptuar situatën të kërkojmë disa gjëra që mund të arrihen.

Kërkesat jua kemi drejtuar të gjithë institucioneve. Fillimisht kemi kërkuar heqjen e taksave lokale për libraritë dhe shtëpitë botuese për 2020, nuk është ndonjë sakrificë e madhe.

Kërkesa e fundit është blerja e librave të botuar në vitin 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA