Katër-vjeçari vritet nga derrat e egër teksa luante jashtë shtëpisë gjatë karantinës

23/04/2020 20:10

Një djalë katër-vjeçar ka vdekur pasi u sulmua nga një tufë derrash të egër në Indi.

Policia zbuloi trupin e V Harshavardhan në një vendgrumbullim plehrash në qytetin Hyderabad, të cilin derrat e vranë dhe trupin e kishin tërhequr larg shtëpisë për ta ngrënë.

Oficeri lokal K Srinivas tha: “Një tufë derrash ishin duke kërkuar ushqim në pirgun e mbeturinave dhe sulmuan fëmijën sapo e panë. Ata kishin ngrënë pjesërisht trupin e tij.”

Fqinjët ishin ankuar shpesh për prezencën e derrave të egër në zonë, por autoritetet nuk kishin bërë asgjë kundër tyre.
Harshavardhan jetonte në një kasolle me dy prindërit e tij, të cilët tashmë kanë mbetur pa punë prej bllokadës së ashpër të koronavirusit në Indi, megjithse vendi ka shifra relativisht të vogla vdekjesh e infektimesh.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA