Italia nis paditë ndaj krerëve të shëndetësisë për qindra vdekje nga koronavirusi në spitale e azile

23/04/2020 19:49

Familjarë të zemëruar të viktimave të koronavirusit në Itali po kërkojnë gjykimin e krerëve neglizhentë të shëndetësisë për pasojat e rënda të epidemisë në vend.

Covid-19 deri tani ka marrë 25,000 jetë njerëzish në vend por familjet e viktimave po bashkohen për të mbledhur provat e padive të tyre për burgosjen e zyrtarëve.
Më shumë se 45,000 vetë i janë bashkuar faqes NOI Denunceremo në Facebook të krijuar nga Luca Fusco, babai i të cilit vdiq nga Covid-19 në Bergamo, zona më e goditur në provincën e Lombardisë.

Luca tha: “Ne nuk duam kompensim financiar. Objektivi ynë është të bëjmë drejtësi, nëse dikush është përgjegjës për neglizhencë, të dalë në gjyq e të burgoset”.
Grupi shton gjithashtu se nuk ka si objektiv punonjësit e shëndetësisë, por njerëzit në pozita drejtuese që mund të kenë nënvlerësuar virusin.
Luca shton: “Punonjësit e shndetësisë janë viktima po aq sa ata që vdiqën. Por meqënëse sistemi shëndetësor në Itali është i centralizuar, kjo ka të bëjë me drejtuesit rajonalë që japin udhëzimet për spiptalet. Nëse gjykataësi vendos se kjo çështje pranohet, përgjegjësia do të jetë në nivel rajonal”.

Disa hetime kanë nisur tashmë, duke përfshirë dhe spitalin Alzano Lombardo në Bergamo ku simptomat fillimisht nuk u njohën. Kjo supozohet se ka lejuar përhapjen e tij në të gjithë spitalin madje edhe më tej.

Prokurorët po hetojnë gjithahtu krime të mundshme neglizhence dhe vrasje nga pakujdesia në lidhje me qindra vdekjet në azilet e të moshuarve.

Edhe shoqata e doktorëve e mjekëve ka thënë se po përgatit veprim ligjor për vdekjen e 144 punonjësve të shëndetësisë deri tani nga koronavirusi.
Përfaqësues të tyre thanë për agjencinë Reuters thanë se disa ditë pasi sëmundja u evidentua më 21 shkurt, stafit i është rekomanduar të mos mbajnë maska për të mos frikësuar pacientët.

FOTO GALERI
3/3
Të afërm në funeral në varrezën Maggiore në Milano

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA