“Drita e shpirtit tim u largua”, përlot djali i aktorit Rikard Ljarja: Nuk të them dot lamtumirë

23/04/2020 19:42

Tre ditë më parë bota e artit në Shqipëri humbi aktorin e madh Rikard Ljarja. Së fundmi djali i aktorit të ndjerë, Leander Larja ka bërë një dedikim prekës për të atin në rrjetet sociale.

Ai shkruan se nuk do të donte kurrë që të vinte kjo ditë, jo kaq shpejt, thotë ai.

Mesazhi:

Drita e shpirtit tim u largua fizikish por kurrë s’largohesh dot nga mua, do jesh gjithmonë me mua o ba o shpirt im o shoku im i vetem. S’do doja te shkruaja kurrë per këtë ditë , jo kaq shpejt jo, më fal. Nuk te them lamtumirë, do te them si çdo dit “Ciao Tado” , do takohemi e do kemi perjetesinë për bisedat tona. Prehu ne paq o bab se drita e shpirtit tend është me mua.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel