24 vjet nga koha kur UNESKO shpalli 23 prillin si ditën botërore të librit dhe të drejtës së autorit, asnjëherë festa e librit nuk është kremtuar në këtë mënyrë.
Festimet e librit në Shqipëri ashtu si në të gjithë botën po bëhen virtualisht. QKLL ka nisur prej kohësh një fushatë leximi e cila sot do të shoqërohet gjithë ditën nga leximet e të rinjve të autorëve të njohur shqiptarë.
Mes këtyre leximeve spikat leximi i Murtajës nga Albert Kamy libri që po shënon rekord shitjesh, i cili është lexuar nga Kevi Sindi, Anduena dhe Jona.
Të rinjtë kanë zgjedhur dhe letërsi dhe autorë shqiptarë si Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ben Blushi, Foqion Postoli.
Po drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli ka ftuar përmes një statusi që ta bëjmë sot festën e librit në shtëpi.
/Jetona Koçibelli/
Top Channel