Adebayor: Nuk bëj donacione, kam paratë e mia dhe i shpenzoj sipas dëshirës

23/04/2020 19:19

Sulmuesi i njohur nga Togo, Emmanuel Adebayor është kritikuar së fundi nga mediat në vendin e tij, se ndryshe nga shumë futbollistë me emër, nuk ka bërë asnjë donacion për vendin e origjinës së tij, për ta ndihmuar në luftën kundër Covid-19.

Megjithatë ish bomberi i Arsenalit vendosi t’i japë përgjigje të gjithëve nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera theksoi se i ka paratë e tij dhe vendos t’i përdorë si të dojë, pa u ndikuar aspak nga kritikat e të tjerëve.

“Për të gjithë ju që thoni pse nuk bëj donacion, ta keni të qartë që nuk do të bëj asnjë donacion. Janë paratë e mia dhe vendos unë si t’i shpenzoj e për çfarë t’i shpenzoj. Mund të më krahasojnë me Drogba apo me Ato’o, por nuk jam asnjëri prej tyre. Jam Emmanuel Adebayor dhe bëj çfarë të dua”, shkroi sulmuesi togolez.

Sulmuesi i lindur në Lome të Togos 36 vite më parë, është pjesë e skuadrës paraguaiane Club Olimpia, ndërsa më herët ka veshur fanellën e Arsenalit, Realit të Madridit, Manchester City-t, Tottenhamit, Monacos, Basaksehirit në Turiq, etj.

Top Channel