Si në filmin “Terminali”/ Studenti rus i bllokuar në aeroportin e Frankfurtit

22/04/2020 21:26

Një student rus, që fluturoi drejt Gjermani megjithë pandeminë e koronavirusit, ka mbetur i ngujuar aeroportin e Frankfurtit. Historia e tij ngjan me atë të Tom Hanks në filmin “Terminali” ku I duhet t`i kalojë ditët e tij në zonën e tranzitit. Mihail Novosjolov ishte i vetmi person i një fluturimi të posaçëm nga Moska, të cilit iu refuzua hyrja në Gjermani.

Tani 23 vjeçari qëndron i bllokuar prej ditësh në një zonë tranziti në aeroportin e Frankfurtit, sepse aktualisht, nuk ka fluturime të rregullta për në Rusi.

Mihaili dëshironte të kryente një semestër shkëmbimi në Universitetin Humboldt në Berlin. Në 17 prill, disa ditë para fillimit të semestrit, pas një rekomandimi të një grupi miqsh në ëhatsapp, ai iu bashkua 133 rusëve, që jetojnë në Gjermani, të cilët u evakuuan me një fluturim të posaçëm nga Rusia.

Por nga data 17 mars për shkak të pandemisë ka hyrë në fuqi ndalimi i hyrjes në BE për të gjithë qytetarët nga vende të treta, dhe Mihaili që studion sociologji në qytetin siberian Tomsk, e konsideron këtë si shansin e  fundit për një semestër jashtë”, siç tha ai për Deutsche Wellen. Refuzimin, Policia Federale e argumenton duke thënë se qëndrimi i Mihail Novosjolovit paraqet një “rrezikim aktual, të rëndë të interesit vetjak” dhe “shëndetit publik”. Një punonjës i Lufthanës e ka ndihmuar.

Në këtë mënyrë, i riu arriti të gjejë një krevat portative, e tani që fle në zonën e tranzitit, punonjësit atje i japin ushqime.

Autoritetet gjermane, thotë ai, do t’i mundësonin një fluturim në kryeqytetin bjellorus, Minsk. “Por nuk e di si do të futem atje në karantinë dhe si të shkoj në Rusi, sepse kufijtë janë të mbyllur” thotë Mihaili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA