Udhëheqësi doganor i rajonit të Prizrenit është pacienti me gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e prekjes nga Coronavirusi, i cili po trajtohet në kujdesin intensiv në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Sipas njoftimit thuhet se një oficer doganor nga pika kufitare e Vërmicës në Prizren nuk është në gjendje të mirë për shkak të infektimit me koronavirus.
“Udhëheqësi i rajonit te Prizrenit është ne gjendje te rende dhe per momentin është i shtrire ne kujdesin intensiv ne kliniken infektiv, fatmirësisht ISHK ka bere analizat e stafit me te cilët ka punuar dhe kane rezultuar negative. Kjo tregon rrezikun qe përballen oficeret doganor gjate ushtrimit te punës se tyre pasi edhe ne ketë kohe pandemie dogana dhe stafi i saj janë te përkushtuar per te përmbushur detyrat, duhet te kemi parasysh se mbi 600 maune hyjnë dhe dalin nga Kosova çdo dite dhe te gjitha iu nënshtrohen kontrolleve doganore prandaj edhe rreziku përkundër masave mbrojtëse vazhdon te jete permanent per stafin tone. Por sidoqoftë dogana dhe stafi i saj kane dedikim dhe përkushtim per te punuar dhe siguruar te hyrat te nevojshme per buxhetin e Kosovës.”, tha Adriatik Stavileci nga Dogana.
Top Channel