“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan ‘thumbon’ Presidentin: Vit i mirë për fashizmin, tirania po lulëzon
Një telefonatë mes kryeministrit Edi Rama dhe atij grek Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar sot mëson Top Channel.
Burime të Top Channel në Athinë thanë se biseda e inicuar nga Mitsotakis ishte fokusuar në situatën e krijuar prej covid 19.
Të dy liderët shkëmbyen vlerësimet pozitive mes njëri-tjetrit, për masat e marra në mënyre të shpejtë, duke bërë që të dy vendet të jenë në një pozicion tepër të mirë përsa i përket numrit të të prekurve dhe vdekjeve prej covid.
Të dy kryeministrat shprehen bindjen se brenda periudhës së 2 muajve të ardhshëm, situata do të kthehet në normalitet dhe se është e nevojshme që liberalizimi i masave, sidomos hapja e kufijve, të bëhet e bashkërenduar.
Sipas informacioneve të para, Athina është shumë e interesuar për hapjen e kufirit, pasi brenda muajit maj do t’i duhen dhjetra mijë punonjës sezonalë, kryesisht në bujqësi.
Por biseda, raporton Top Channel, pati edhe ngjyrime politike, pasi Mitsotakis u interesua edhe për situatën në zonat e minoritetit grek që jeton në Shqipëri, nismat ligjore të ndërmarra prej qeverisë shqiptare siç është ligji i pronave, por edhe bashkëpunimi dypalësh.
Vlen të përmendet se në zonat e minoritetit grek nuk ka asnje të prekur prej covid, çka tregon se masat e marra kanë qenë rezultative.
Të dy palët ranë dakord për vazhdimin e dialogut mes vendeve, në vijim të proceseve të nisura më parë për mbylljen e problemeve të hapura ndër vite mes dy vendeve.
Top Channel