Berisha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: Moment i rëndësishëm për partinë dhe vendin, Rama bashkë me Vuçiç kërkuan… Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët ka folur rreth bisedës që ka pasur me homologun e tij në Greqi. Sipas Ramës ai është dakordësuar me Mitsotakis në lidhje me strategjinë e luftës kundër Covid-19.
Po ashtu Rama ka njoftuar se punonjësit sezonal nuk janë trajtuar si shkelës dhe se po shihen problemet e lëvizjes së punonjësve sezonal nga Shqipëria në Greqi.
“Kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin Mitotakis dhe kemi biseduar për fazën dy. Kemi diskutuar rezultatet e deri këtushme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave procesin arsimor, planin e hapjes së sezonit por edhe specifikisht për lehtësimin e ndërveprimin në lidhje me punësimin sezonal.
Gjeta rastin ta falenderoi mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matan kufirit por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. U dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonal nga Shqipëria në Greqi sipas kalendarit të fazës dy.” tha Rama.
Top Channel