‘’Në Tropik, o në tropik’’…Këtë këngë Xhenis Mazreku e këndoi në Festivalin e Këngës për Fëmijë, në Tiranë.
Në kemi ardhur në shtëpinë e saj, për t’u treguar, se si ajo dhe djali i saj Borisi e kanë shndërruar periudhën e karantinës, në kohë argëtimi me familjen.
‘’Ky globi është toka jonë, e kam bërë më mamin tim. Këto janë duart e mia. Toka është e bukur. Duhet ta mbrojmë, se ka virus. Kam dy peshq dhe dy breshka’’.
Këndojmë këngën e famshme “Në Tropik, o në tropik, po kërcenin makarena, një gjirafë me rroba banje dhe majmuni simpatik…”
‘’Ishte ideja e burrit të krijonim këtë lojë “Mos u nxeh”. Borisi na fiton gjithmonë. Këtu kemi vizatuar edhe virusin, ndërsa në fund, ai që fiton, presupozohet të triumfojë ndaj këtij virusi me kurorë. Duart që mbajnë këtë glob, janë të gjithë fëmijëve, që janë e ardhmja jonë, vazhdimësia jonë’’.
Top Channel