
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Covid 19 ka sjellë ndryshim rrënjësor në sistemin shëndetësor. Tashmë përqendrimi më i madh është rreth pandemisë.
Por si ka ndryshuar trajtimi i sëmundjeve të tjera?
Mjeku neurolog Bujar Cakani thotë se shërbimi jepet i njëjtë por janë shtuar problemet e ankthit dhe panikut.
Problemet neurologjike prekin kryesisht moshën e tretë. Por duket se ka një anë pozitive. Në kohën e pandemisë nuk ka shtim të rasteve.
Pjesa me e madhe e konsultave dhe këshillave mjekët i kanë dhënë përmes telefonit apo online. Rastet e rënda që kanë kërkuar hospitalizim janë përballur me vështirësinë e moslejimit te familjarëve ne ambientet e spitalit.
Top Channel