Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, Altin Prenga.
Altini, jeton në Lezhë dhe sëbashku me të vëllanë, kanë ndërmarrë një nismë shumë interesante “Adopto kopshtin e një të moshuari”. “Ka shumë të moshuar që kanë fëmijët jashtë shtetit”, thotë Altini “kanë dëshirë të punojnë tokën e tyre por nuk kanë njerëzit e duhur”. Sakaq, Prenga shtoi se kanë dy ditë që e kanë nisur këtë nismë por kanë dëshirë që e gjitha kjo të vazhdojë duke përfshirë sa më shumë fshatra.
“Në këtë rast kjo është ndihmë dhe mesazh për të gjithë. Ne e kemi quajtur nismën adopto kopshtin e një të moshuari. Në zonat rurale ka shumë të moshuar që i kanë familjarët e tyre jashtë shtetit, kanë shumë dëshirë të punojnë tokën por s’kanë njerëzit e duhur. Ne kemi ardhur tek baçja e Nufit, i cili është një nga të moshuarit afër banesës sonë. Ne po mbjellim shalqi dhe kungull. Ne nuk e pritnim që të kishte pritje shumë të mirë nga publiku. Fatkeqësisht na ra shi dhe po na mungon punën. Kjo është kopshti i tretë që punojmë, por dy ditë kemi që e bëjmë. Nufi dhe i konsumon vetë por edhe do t’i shesë këto produkte”, tha Altin Prenga.
Top Channel